TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga vendimet e para të parlamentit të ardhshëm do të jetë miratimi i një harte të re të qeverisjes vendore, me synimin për t’ua rikthyer bashkitë komuniteteve dhe qytetarëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha kritikoi riorganizimin e bashkive, duke e cilësuar vendimin si të motivuar politikisht dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Kryedemokrati paralajmëroi se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin, ndërsa theksoi se rikthimi i qeverisjes vendore te komunitetet do të jetë një nga prioritetet e parlamentit të ardhshëm.
“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti.
Deputetët e opozitës bënë një nga betejat më të gjata në historinë e parlamentit shqiptar, për një çështje e cila ia vlente plotësisht dhe ne në 14 orë debat argumentuam me fakte, dokumente se ajo që po ndodhte ishte një asgjësim elektoral që binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën dhe interesat më të ngushta të qytetarëve të këtyre bashkive, të këtyre komuniteteve.
Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit”, tha Berisha.