AKTUALITET, 10 October 2026, 12:46

Ambasadorja e BE-së takon ministrin Karakaçi: Mbështetje për Shqipërinë në energji dhe transport

Ambasadorja e BE-së takon ministrin Karakaçi: Mbështetje

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka riafirmuar mbështetjen e BE-së për Shqipërinë në sektorët e energjisë dhe transportit, duke i cilësuar këto fusha si thelbësore për rritjen ekonomike dhe përparimin drejt integrimit europian.

Gjatë një takimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ambasadorja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për zhvillimin e këtyre dy sektorëve strategjikë.

“Lidhjet energjetike dhe ato të transportit janë dy elemente kyçe që nxisin rritjen ekonomike dhe e afrojnë Shqipërinë me tregun e BE-së. Takimi i sotëm me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ishte një mundësi për të riafirmuar se BE-ja mbetet një partner i fortë dhe i qëndrueshëm në të dy këta sektorë”, u shpreh Moreira de Sousa.