TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, i futar në studion e lajmeve të Report TV, ka deklaruar se gazetarët e kronikës së zezë ndihen shpesh të kërcënuar nga krimi. Hoxha përmendi një numër të madh gazetarësh, të cilët janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të largohen nga vendi. Një ndër rastet tronditëse, ishte ai i gazetarit Flamur Vezaj. Sipas Hoxhës, ai është kërcënuar me jetë, gjë që e ka detyruar të largohet nga vendi.
"Flamur Vezajt i vunë pistoletën në kokë. Kam qenë prezent kur kërkohej mbrojtje për Flamur Vezajn. Ai u largua në SHBA".
Një ditë më parë, gazetarja e News 24, u kërcënua me anë të një sulmi mafioz, në shtëpinë e prindërve të saj, ku u qëllua me breshëri automatiku. Ende nuk janë zbuluar autorët e kësaj ngjarje.
Artan Hoxha, shprehet se në shumë raste, autorët nuk identifikohen, gjë që sjell frikësimin e gazetarëve dhe largimin nga vendi ose mbylljen e gojës për shumë prej tyre.
/TPZ.AL/