AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 23:35

Artan Hoxha: Ja kush është shtetasi turk që financon Bashën

Artan Hoxha: Ja kush është shtetasi turk që financon Bashën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, në një intervistë për emisionin "JAVA" në RTSH, zbuloi se kush është shtetasi turk i cili fincancon lobingun për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Sipas tij, Kamil Ekim Alptekin quhet shtetasi që ka financuar lobingun e Bashës.

Hoxha tha se këto para kanë dalë nga biznesi i lojërave të fatit, të cilat kanë lobuar në të dy krahët e politikës. “Që të shkosh të paguash këto shuma të mëdha, siç janë 825 mijë dollarë, atëherë ky është objektivi i një hetimi konkret." - u shpreh gazetari investigativ.

“Për mendimin tim është një skandal që është publikuar nga një media, që mbështetet nga partnerët tanë strategjikë. Siç është BIRN. Unë nuk dyshoj se BIRN është bërë pjesë e një loje politike. I njëjti gazetar ka shkruar edhe për fondet e lobingut të LSI, sikurse edhe për fotografinë e Ramës me Obamën” – tha më tej Aran Hoxha./TPZ.AL/