TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë pas përgjigjes se Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Vizion Plus, ku nënvizohej gatishmëria për të ndihmuar në hetimin e çdo zyrtari të lartë të korruptuar, Vizion Plus iu drejtua sërish Prokurorisë së Përgjithshme, nëse ka nisur një hetim mbi Adriatik Llallën, apo është kërkuar ndihma e Shteteve të Bashkuara.
Në përgjigjen e tij zyrtare organi qendror i akuzës shprehet se është i hapur ndaj çdo hetimi.
Ne i mbetemi deklaratës së mëparshme komunikuar me ju dhe padyshim që jemi të hapur ndaj çdo hetimi.
Ndryshe nga deklarata e mëparshme ne te cilën nxitej puna e prokuroreve dhe mbështetej ndëshkimi i kujtdo që cënon parimet e shtetit të së drejtës, kësaj here Prokuroria e Përgjithshme është e hapur për hetime duke nënkuptuar këtu dhe ndihmën që mund të ofrojnë Shtetet e Bashkuara.
Vizion Plus u interesua dhe pranë prokurorisë se krimeve të renda, por nga ky institucion mësohet se nuk ka nisur hetim për ish-prokurorin e përgjithshëm as edhe kryesisht, që është një e drejtë e Prokurorisë.
Më 14 shkurt, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe familjaret e tij, pasi sipas Sekretarit te Shtetit Rex Tillerson, kishte informacione se ai ishte përfshirë në korrupsion gjatë kohës të ushtrimit të detyrës./vizionplus/