AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 14:17

Ndikimi i Turqisë, Rusisë dhe Kinës në Ballkan? Bushati flet për Reuters

Ndikimi i Turqisë, Rusisë dhe Kinës në Ballkan? Bushati flet

“Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bashkohen me Bashkimin Europian brenda një dekade”

Deklarata është bërë nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati në një intervistë për agjencinë Reuters.

Në fjalën e tij, ministri Bushati ka komentuar edhe ndikimin e vendeve si Rusia, Turqia apo edhe Kina në rajon për të cilën u shpreh:

“Ballkani Perëndimor shihet si një fushë shahu gjeostrategjike. Shqipëria i mirëpret investimet nga vendet e tjera, përfshirë Japoninë. Nuk ka alternativë tjetër veçse ajo e anëtarësimit në BE”, theksoi Bushati.

Ministri i Jashtëm shqiptar ndodhet këto ditë në Mynih, ku po merr pjesë në konferencën e sigurisë, gjatë së cilës ka takuar edhe zyrtarë të lartë të BE-së nga ku ka marrë edhe mbështetjen e tyre për integrimin e vendit në BE.