AKTUALITET, 28 Tetor 2019, 13:23

Arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës, u kap me drogë

Arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës, u kap me drogë


Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, është arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Gazeta Mapo shkruan se Enio Alla u prangos, pasi iu gjet një sasi droge me vete. Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe asnjë njoftim nuk është bërë nga policia për ngjarjen.

Enio Alla ishte duke lëvizur në Tiranë, kur nga një kontroll rutinë i policisë, iu gjetën doza hashashi me vete. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës e ka kundërshtuar ndalimin, por më pas u shoqërua nga policia.

Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dyshohet se shkak kanë qenë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.

Brenda një muaji kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i plagosin vëllain dhe i arrestojnë djalin me drogë. /Mapo