AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 09:50

Çfarë do të bënit nëse keni vetëm dy ditë kohë? Pipero i prek të gjithë: Do të shpëtoja jetë njerëzish

Çfarë do të bënit nëse keni vetëm dy ditë

Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se çfarë do të bënte nëse do të kishte vetëm dy ditë për të jetuar.

I ftuar në emisionin “Open”, Pipero tha se do të vazhdonte të punonte dhe të shpëtonte jetë njerëzish.

Fjali që i kanë prekur gjithë të ftuarit e tjerë.

Biseda:

Gazetarja: Ç’do të bëje nëse do të kishte vetëm dy ditë kohë dhe më pas bota do të shkatërrohej?

Pëllumb Pipero: Do të vazhdoja të isha mjek por nuk ma beson askush. Nuk do të kisha koha të puthja dhe të përqafoja njerëzit e mi.

Por do të qëndroja në spital dhe do të vazhdoja punë si mjek për të shpëtuar jetë njerëzish

Rita Petro: Shumë e bukur kjo. Si violinistët te filmi i Titanikut.

Pëllumb Pipero: Më kujtohet Titaniku dhe një film.