AKTUALITET, 25 Dhjetor 2020, 10:16

Terrorizoi Elbasanin me armë, qëlloi mbi RENEA-n, ky është Josif Kavaja

Personi në foto është Josif Kavaja, 45-vjeçari që terrrorizoi qytetin e Elbasanit ditën e djeshme.

Për 12 orë me rradhë ai kërcënoi me armë në dorë duke mos iu bindur forcave të policisë që të dorëzohej.

Kavaja po transportohet drejt spitalit në Tiranë pasi ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Gjithçka nisi dje rreth orës 16:00 të pasdites, në fshatin Zavalinë të Elbasanit.

Policia e Shtetit me një udhër-kontrolloi shkoi në banesën e Kavajës për të inspektuar dhe verifikuar denoncimet e fqinjëve se ai mbante armë zjarri dhe i kërcënonte vazhdimisht me to.

Sapo Policia ka mbërritur në banesën e tij, 45-vjeçari në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ka qëlluar me armë tip kallashnikov në drejtim të tyre duke u rrezikuar jetën dhe më pas është mbyllur në shtëpi, duke fikur edhe dritat në mënyrë që të pengonte arrestimin e tij.

Më pas, doli nga banesa dhe u arrastis në drejtim të pyllit duke u zhdukur për gjithë natën. Në Elbasan me urgjencë shkuan edhe efektivët e RENEA-s por nuk mundën që ta kapnin deri në mëngjesin e sotëm.