TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjera janë proceduar penalisht.
Uniformat blu bënë arrestimin e shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të cilët sipas policisë ishin pranishëm në vendin ku u konstatua 20-vjeçari.
Gjithashtu nga policia u arrestuan pasi u kapën pa leje drejtimi, D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, ndërsa shtetasi R. S., ra në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l dhe për pasojë ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi.
Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ; R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
V. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.44 mg/l.
Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.