AKTUALITET, 12 Mars 2021, 22:44

“Partitë s’mund të nxirren nga zyra në kohë fushate”, kreu i FRD-së: Nuk ikim, këtu do të na gjeni, sot dhe mot!

“Partitë s’mund të nxirren nga zyra në kohë

Kreu i FRD-së, Sali Shehu, u shpreh i vendosur se nuk do të dalin nga zyrat e selisë së tyre, deri në shbërjen e vendimit të Bashkisë së Tiranës. Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’, Shehu tha në këto zyra ata kishin hyrë përmes një marrëveshje, me një kontratë me marrëdhënie kontraktuale.

Shehu tha se nuk do të ikin nga zyrat.

“Nuk jam në dijeni të kësaj letre, pasi zakonisht në shtetin që këta pretendojnë se kanë shtet, letrat shkojnë në destinacion dhe i komunikohet njeriut të duhur. Heqja e dritave dhe bllokimi i derës ka qenë arsyeja se pse unë bëra publike këtë ngjarje të shëmtuar.

Në këto zyra kemi hyrë qetësisht, me marrëveshje, dhe me një kontratë në një marrëdhënie kontraktuale. Jemi në kushtet e plotësimit të ligjit që ka çdo parti politike që gëzon të drejtën që të ketë një ambient.

Për sa do ta kemi i takon KQZ-së. Veliaj mund t’i drejtohet Celibashit që ta verifikojë këtë gjë. Unë ia kam dërguar dhe grafikun e votave nga 2013-ta e deri këtej. E dyta; edhe po të ishim në kushtet ligjore që pretendon Veliaj, kemi filluar fushatën elektorale, dhe paritë nuk nxirren nga zyra. Jo nuk ikim, këtu do të na gjeni, sot dhe mot!”, tha Shehu, teksa zyra ndriçohet me qiri, pasi është prerë energjia elektrike.