AKTUALITET, 13 Mars 2021, 10:19

Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Hysi, Manastirliu: E hidhëruar për lajmin! Ishte profesionist i rrallë

Ndarja nga jeta e mjekut Gerond Hysi, Manastirliu: E hidhëruar për

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ndarjes nga jeta në moshën 50-vjeçare të mjekut të QSUT-së Gerond Hysi.

Manastirliu shkruan se Husi ishte , njeri dhe profesionist i shkëlqyer, dhe u ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT.

Postimi i plotë i ministres:

E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëlqyer, që nuk ia doli dot në betejën me covid19.

Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët.

Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm.

U prehsh në paqe Dr. Geri

E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk...

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, March 13, 2021