AKTUALITET, 13 Mars 2021, 10:47

PD i beson postin e rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa

PD i beson postin e rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa

Partia Demokratike i ka besuar postin e rëndësishëm ish-deputetit Endri Hasa.

Mësohet se Hasa është emëruar Koordinator Kombëtar për Teknologjinë e Komunikimit dhe Informacionit e Dixhitalizimit.

Ky post i rëndësishëm i besohet ish-deputeti Hasa në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Partitë politike kanë nisur tashmë fushatën elektorale, teksa gjatë javës së kaluar publikuan edhe listat e kandidatëve për deputetë.