AKTUALITET, 13 Mars 2021, 08:46

"100 dështimet e Edi Ramës", Basha: Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë

Lideri i opozitës Lulzim Basha, e nis ditën e sotme sërish me pagën minimale.

Basha parashtron në “InstaStory” pyetjen se a është Shqipëria vendi me pagën minimale më të ulët në Europë.

Në përgjigjen e tij, referuar të dhënave të Eurostat, kryedemokrati thekson se “PO”.

“42 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës. A është Shqipëria vendi me pagën minmale më të ulët në Europë?

Përgjigja: PO. Sipas Eurostat, Shqipëri rezulton vendi që ka pagën minimale më të ulët në Europë”, shkruan Basha.