AKTUALITET, 13 Mars 2021, 09:37

Koronavirusi i merr jetën mjekut Geron Husi, Tritan Kalo: E pabesueshme!

Koronavirusi i merr jetën mjekut Geron Husi, Tritan Kalo: E pabesueshme!

Është ndarë nga jeta mjeku Geron Husi. Mjeku nuk ka mundur të fitojë betejën me Covid-19 dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i njohur Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku edhe shpreh ngushëllimet për kolegun e tij.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht....Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI....Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai....

Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor....I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte...Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të...

Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time....Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore.....

Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin...

U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhëmbshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi...

Posted by Tritan Kalo on Saturday, March 13, 2021