AKTUALITET, 14 Qershor 2019, 08:58

FNSH e Renea zbarkojnë në Elbasan, kontrolle blic në resortin e Çapjave

FNSH e Renea zbarkojnë në Elbasan, kontrolle blic në resortin e


Një operacion blic po zhvillohet në Elbasan, ku forca të shumta të FNSH dhe të Renea-s kanë zbarkuar në qytet.

Sipas informacioneve e gjithë policia është përqëndruar në zonën pranë Drejtorisë Vendore të Policisë dhe priten zhvillime të rëndësishme.

Më tej shtohet se kontrollet janë bërë në resortin e Çapjave që ndodhet në qytetin e Elbasanit.

Por ende nuk ka një operacion zyrtar nga Policia pasi operacioni është ende në vijim dhe informacioni është i rezervuar.