AKTUALITET, 27 Maj 2019, 22:42

Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

Arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi


Sot në mbrëmje dy të burgosur kanë arritur të arratisen nga burgu i Avlonas. Ngjarja ka ndodhur pas pas orës 21.30 të mbrëmjes. Mësohet se të dy arratisurit janë shqiptarë.

Një i burgosur ka kapërcyer telat me gjemba mbi murrin rrethues të burgut, ndërsa jashtë ndodheshin forcat e policisë, të cilët kanë qëlluar në ajër për t’i ndaluar të arratisurin.

Pas tij, një i burgosur i dytë ka goditur me grushte policin dhe të dy kanë marrë arratinë.

Burgu Avlona ndodhet në periferi të Athinës dhe në ambientet e tij kryesisht vuajnë dënimin adoleshentët.

Në këtë burg kanë gjetur vdekjen dy fëmijë shqiptarë, ku njeri u vra nga polici gjatë një revoltë për përmisimin e kushteve.