AKTUALITET, 27 Maj 2019, 19:01

Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton renditjen e kandidatëve në fletët e votimit, Erion Veliaj i dyti për Tiranën

Zgjedhjet lokale/ KQZ miraton renditjen e kandidatëve në fletët e


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme renditjen e kandidatëve në fletët e votimit për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Për bashkinë e Tiranës numri një në fletën e votimit do të jetë kandidati i Bindjes Demokratike, Arben Skënderi, ndërsa në vendin e dytë ndodhet kryebashkiaku aktual, Erion Velij.

Edhe në Durrës, vendin e parë do ta mbajë kandidatja e BD-së, Valbona Sakollari, ndërsa Valbona Sako e PS do të jetë e dyta në radhë. Një tjetër Bashki me dy kandidatë në garë është ajo e Korçës, ku sërish vendin e parë e mban kandidati i BD, Leonard Olli, ndërsa pas tij renditet Sotiraq Filo i PS-së.

Në Vlorë ka ndodhur rotacioni! I pari në fletën e votimit renditet, kryebashkiaku aktual Dritan Leli nga radhët e PS-së, ndërsa në vendin e dytë renditet Valbona Mezini e BD-së.

Ndërkaq, në Bashkitë Fier, Lushnje, Elbasan, Partia Socialiste nuk ka asnjë kundërshtar. Të parët dhe të vetmit në listë janë Armando Subashi i Fierit, Fatos Tushe i Lushnjes, Valdrin Pjetri i Shkodrës dhe Gledjan Llatja i Elbasanit.

NJOFTIMI PËR MBLEDHJEN: 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 27.05.2019, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt–vendimeve:

“Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Korçë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Lushnjë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për kandidatët për kryetar bashkia Elbasan, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.4, të depozituar në KQZ nga subjekti zgjedhore Aleanca Arbnore Kombëtare”.

“Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.3, të subjektit ‘Bindja Demokratike’ me objekt ‘Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr.79, për mos regjistrimin e kandidatëve nga lista shumemërore të bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. KQZ pranoi kërkësën e subjektit “Bindja Demokratike” dhe vendosi ndryshimin e vendimit të KZAZ-së nr. 79, dhe regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë në Këshillin Bashkiak Libohovë.