TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, e ftuar në studion e Adi Krastës, ka bërë një parashikim, që i ngjan më shumë një dëshire të brendshme të saj, lidhur me jetëgjatësinë politike të Edi Ramës.
E pyetur nga Adi Krasta, lidhur me mundësinë e ardhjes në krye të Partisë Socialiste të Erion Veliajt, pra si një trashëgimi që Rama do t’i lërë Veliajt, Spiropali menjëherë u hodh në sulm duke thënë se Edi Rama do të jetë gjatë kryeministër dhe për Erionin ka kohë.
“Kemi ndërmend ta kemi gjate Edi Ramën kryeministër, prandaj do presim, kemi kohë ta kemi Erionin në parti”.
/TPZ.al/