AKTUALITET, 27 Maj 2019, 21:52

Spiropali: Jemi në një fruth politik dhe shoqëror, por do të fitojmë 61 bashki

Spiropali: Jemi në një fruth politik dhe shoqëror, por do të


Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar në emisionin "A Show" të Adi Krastës, ku ka folur për krizën politike. Spiropali ka thënë se aktualisht jetojmë në një "fruth politik", por se ai do të kalojë shpejtë dhe Partia Socialiste do të fitojë 61 Bashki në zgjedhjet lokale.

"Po kalojmë një fruth politik dhe shoqëror, por shumë shpejt do ta kalojmë. Shqipëria ka bërë shumë rrugë drejt progresit. Këto shenja të një përplasje politike të egër, janë simptomat e këtij fruthi. Shanset janë të larta, për të fituar 61 Bashki, sepse PD dhe LSI braktisën votuesit e tyre. Ne nuk kemi ndërmend të ikim nga beteja, kemi ndërmend ti japim qytetarëve kryetarët e bashkive. Është e rëndë që dy forca politike që kanë qeverisur këtë vend, vendosin ti bëjnë një puç Shqipërisë. Ne shqetësohemi për mejdanin politik, për frymën demokratike dhe për Shqipërinë". 

/TPZ.al/