AKTUALITET, 27 Maj 2019, 19:01

Fevziu ngre alarmin: Jemi në kaos, orët mund të sjellin katastrofë. Shqipëria rrezikon të kthehet në...

Fevziu ngre alarmin: Jemi në kaos, orët mund të sjellin

Referuar situatës politike dhe krizës së thellë që po kalon politika shqiptare, gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin ‘Ditë për Ditë’ ka dhënë komentet e tij, duke paralajmëruar se kriza politike që mund të shpërthejë nga moment në moment mund ta bëjë edhe më të rrezikshme situatën në vend.

Duke i bërë një krahasim situatës sot me ’97, Fevziu thotë se edhe orët mund të sjellin dhe katastrofë.

Jemi në momentin më të rrezikshëm të mundshëm. E kam thënë shumë herë, njerëzit nuk e besojnë, jemi në një moment shumë delikat. Shqipëria ka një precedent ku gjetja e një marrëveshje pak më vonë se sa koha reale mund të shkaktojë kaos. Sepse kjo do shkojë në një marrëveshje. Një vonesë prej 6 ditësh në vitin 1997 e çoi vendin në luftë. Negociatat nisën më 26 Shkurt dhe u mbyllën me 6 Mars. Po të kishin nisur me 26 dhe të ishin mbyllur me 28 Shkurt, gjërat do të kishin qenë ndryshe sepse shpërthimi ndodhi me 1 Mars. Nganjëherë orët mund të sjellin katastrofë. Shpresoj shumë që kjo s’do të ndodhë”, tha Fevziu.