TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Adi Krasta
Për publikun shqiptar, bëri jo pak përshtypje shprehja “Shame on you”, që shqipërohet “të të vijë tur", e që u shkrua me shkrim dore, në murin e hyrjes së shkallës në ndërtesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.
Përse, një grup të rinjsh i thanë ambasadorit “turp të kesh”?
Menjëherë pas kësaj deklarate të rëndësishme, të thënë publikisht dhe në kohen e duhur, ambasadori u detyrua ta përgënjeshtrojë deklaratën e tij, gjithashtu publikisht, duke i dhënë një leje indirekte blerjes së votave dhe marrëdhënies te pandëshkuar me njerëz të dyshimtë nga ana e qeverisjes së Shqipërisë.
Kthesa që, ambasadori Borchardt bëri ishte në fakt e turpshme.
Tërheqja e tij me bisht ndër shalë dhe, burracakëria për të luftuar për logjikën e thjeshtë dhe interesat e popullit dhe jo të pushtetit, meritonte nje përgjigje gjithaq publike.
“Turp”, po ashtu, duhet të kishte ambasadori me i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që, “status quo-ja” e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin, të rezultonin me një qeverisje të devijuar.
Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se “të kesh turp”, i thuhet një njeriu, pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë.
Ju informojmë se “Lista e të turpëruarve” në vendin tone mbetet ende e gjatë.