LIFESTYLE, 25 Mars 2019, 15:03

Arjan Çani ofendoi rëndë Ronela Hajatin, këngëtarja ka dy fjalë për të

Gazetari Arjan Çani njihet për natyrën e tij pa komplekse. Ai nuk nguron t’i thotë hapur mendimet e tij. Moderatori ka ofenduar rëndë këngëtaren Ronela Hajati, duke thënë që nuk e honeps dot, dhe se ajo është kot fare.

Sigurisht që kjo deklaratë mori vëmendje mediatike dhe të gjithë u bëmë kuriozë të dinim se pse Arjan Çani ka gjithë këtë mllëf ndaj Ronelës! Megjithatë këtë akoma nuk e kemi zbuluar.

Një përgjigjje nga këngëtarja në lidhje me këtë ofendim të bërë publikisht e prisnim, dhe Ronela sapo na e dha. Ajo ka zgjedhur të replikojë nëpërmjet nënkuptimeve, duke shkruar dy fjalë me ‘kunj’.

“Pushoni në paqe gjepura”,-shkruan Ronela në profilin e saj në Instagram, duke thumbuar moderatorin.

Postimi në Instagram i këngëtares, Ronela Hajati.