LIFESTYLE, 24 Mars 2019, 09:43

FOTO/ U bë për herë të parë nënë, Anjeza Shahini na prezanton me vogëlushen Tori

Këngëtarja Anjeza Shahini është bërë nënë për herë të parë në datën 8 mars të këtij viti.

Ajo vendosi që lajmin e bukur ta ndante me fansat nëpërmjet një fotografie të publikuar në faqen e saj në Instagram në të cilën shkruante: “Dita e parë e gruas si nënë.

Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI.”

Mesa duket kjo ka qenë një mënyrë e saj për të përshëndetur fansat, duke qenë se gjatë shtatzënisë ajo nuk ka qenë shumë e pranishme për ta.

Përmes publikimit të fotos së vogëlushes Victoria që sapo kishte dalë nga dushi… Anjeza ka vendosur të ndaj me fansat diçka nga jeta e saj private.