LIFESTYLE, 25 Mars 2019, 15:02

Kejvina qenka larguar nga Xing për tjetër arsye, Ermali nxjerr të vërtetën

Kejvina qenka larguar nga Xing për tjetër arsye, Ermali nxjerr të

Puntata e kësaj radhe në ‘Xing me Ermalin’ ka qenë plot surpriza. Teksa po zhvillonte bisedën e tij me reperin Fero, Ermali ka nxjerrë edhe një ‘sekret’ lidhur me ish-velinën, Kejvina Kthella.

Kejvina u largua përfundimisht nga Xingu dhe arsyet sipas saj ishin se tashmë do ta shikonim në televizione ndërkombëtare me projekte më të mëdha.

Megjithatë Ermali duke biseduar me Feron, ka nxjerrë në pah një tjetër ‘arsye’ pse Kejvina është larguar. Sipas tij ka qenë Olimpia, këngëtarja e Xingut që me lezet ja ka zënë vendin velinës.

“Se femrat kanë shumë kshu… ja erdhi Olimpia, filloi duke u vesh içik, bam bam një ta nxjerrë Kejvinën nga loja”,-ka thënë Ermali në emision.

Moderatori e ka thënë këtë me nota humori dhe nuk e dimë se sa të vërteta mund të ketë në këtë deklaratë!