LIFESTYLE, 25 Mars 2019, 11:42

Bledi Strakosha pranon tradhtinë: Është një vlerë që e shton dashurinë

Bledi Strakosha është një nga moderatorët më të hapur dhe më pa komplekse në Shqipëri. Në një intervistë për emisionin “Thumb” ai ka pranuar që ka tradhtuar në lidhjet që ka pasur.

Ai thotë se tradhtia i ka shtuar dashurinë si dhe që ndan raportet emocionale nga raportet seksuale.

Blendi shprehet: “Po unë kam tradhtuar dhe këtë e pranoj. Unë tradhtinë e shoh si një vlerë që e shton dashurinë për aq kohë sa është thjesht seksuale.

Pra emocionalisht ti nuk tradhton, ke një zgjedhje po seksualisht ke nevoja të ndryshme. Disa gjëra seksuale janë edhe momentale. Disa janë të bukura fizikisht disa shpirtërisht”.