LIFESTYLE, 25 Mars 2019, 14:05

Publikohet foto e rrallë e Fjolla Morinës, gjendje të fikëti në krahët e nënës së saj

Në ditën përkujtimore të nisjes së bombardimeve nga forcat aleate të NATO-s ndaj bazës ushtarake serbe, në mediat kosovare, janë publikuar disa foto nga ngjarja e vitit 1999. Ndër fotot e publikuara, ajo që bie në sy është dhe këngëtarja Fjolla Morina.

Gjatë periudhës së luftës Kosovë-Serbi, shumë banorë të Kosovës u detyruan me forcë, të shpërnguleshin nga trojet e tyre, duke emigruar në vende të ndryshme, pjesa më e madhe në Shqipëri.

Me sa duket një nga artistët e skenës shqiptare që ka përjetuar tmerret e luftës ka qenë dhe Fjolla Morina. Një foto e rrallë e këngëtares, në gjendje të fikëti, është publikuar në mediat kosovare.

Kjo foto e shkrepur në vitin 1999 është një ilustrim i gjithë tmerreve që kanë përjetuar kosovarët, midis tyre dhe Fjolla, e cila ka qenë një ndër emigrantët e bastisura nga vendi i saj. Në foto shfaqet dhe nëna e saj, e cila mban në krah të bijën, në gjendje të rënduar shëndetësore.