LIFESTYLE, 25 Mars 2019, 10:30

Befason velina e Xingut, ja çfarë i ndodh një ditë pas prezantimit

Velina e re e ‘Xingut’ ka fituar vëmendjen e publikut me hiret e saj dhe tashmë është më e përfolura në rrjete sociale. Menjëherë pas prezantimit, të gjithë mediat rozë e kishin në qendër të vëmendjes, dhe emri i bukuroshes mori dhenë.

Belinda Dragoti ka një profil të vetin në ‘Instagram’ dhe sigurisht kur ishte një vajzë e thjeshtë, dhe jo pjesë e Xingut, ajo numëronte vetëm 7 mijë ndjekës.

Në vetëm 24 orë Belinda numëron plot 27 mijë ndjekës.

Bukuroshja ka qenë edhe më parë pjesë e kompeticioneve të ndryshme, por pjesëmarrja në ‘Xing’ i dha gjithë vëmendjen duke e kthyer në femrën më të klikuar brenda një dite.