LIFESTYLE, 24 Mars 2019, 10:29

Nëna e Rita Orës publikon foto të vajzave kur ishin të vogla

Ajo është bërë e famshme si nëna e këngëtares Rita Ora, dhe në rrjetet sociale Vera Sahatçiu-Ora, është mjaft aktive.

Vera ka ndarë së fundi për ndjekësit e saj disa fotografi të rralla nga e kaluara e dy vajzave të saj: Ritës dhe Elenës.

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara kur vajzat ishin të vogla, dhe së bashku u bënë pjesë e një shfaqje baleti në shkollë.

“Rita Ora, Elena Ora në shfaqjen e baletit! Besoj se ëndrrat janë dhënë për një arsye.

Ju dua qershiat e mia”, janë fjalët e Verës për vajzat e tyre. Komentet dhe like në Instagram për bukuroshet nuk kanë munguar.