AKTUALITET, 23 Janar 2018, 15:37

Ariela dhe Aldisoni, katër vjet të lidhur, pse vajza e ndërroi numrin e celularit...

Ariela dhe Aldisoni, katër vjet të lidhur, pse vajza e ndërroi

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë  në portën e Fakultetit të Mjekësisë, ku një 23 vjeçar goditi për vdekje shoqen e tij 21 vjeçare dalin detaje te reja në lidhje me ngjarjen. Sipas dëshmive te të njohurve të çiftit mësohet se ata ishin te lidhur prej katër vitesh, marrëdhënie të cilës i ishte dhënë fund dy muaj më parë.

Zbulohen detaje te reja në lidhje  me ngjarjen tragjike të dy ditëve më parë, ku një 23-vjeçar qëlloi për vdekjen shoqen e tij 21 vjeçare dhe më pas veten.

Nga pyetja e të afërmve dhe të njohurve që kishte 23-vjeçari Aldison  Belulaj dhe 21 vjeçarja Ariela Murati, mësohet se çifti kishtë qenë i lidhur prej katër vitesh marrëdhënie të cilës mesa duket  21 vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund dy muaj më parë.

Nuk dihen shkaqet e ndarjes po mësohet se Ariela kishte vendosur që prej 10 ditësh të ndryshonte edhe numrin, gjë që mesa duket e ka acaruar më tej situatën

Ndërkohë që i riu, i cili  mendohet se ka siguruar ditën e ngjarjes armën e krimit, ka takuar ditën e ngjarjes Arielën ku pas një debati  me tone të larta e  ka qëlluar në kokë të renë, e cila mësohet se  madje i  ishte lutur, duke iu ulur në gjunjë që të mos e kryente këtë veprim.

Pas kësaj Aldisoni ka tentuar vetëvrasjen dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje te rëndë shëndetësore.

Dy të rinjtë ishin nga Zharrëza e Fierit dhe  kishin studiuar në të njëjtin gjimnaz.

Aktualisht autori dhe familja e tij janë marrë në ruajtje nga policia për të shmangur ndonje hakmarrje të mundshme.

 

[gallery ids="60140,59470,60047,59329,59319,59217,59216,59215,59214,59211,59218"]