TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Superiorja vijon garimin dhe sot sytë janë në Durrës, aty ku luhet kryendeshja e javës së katërt.
Vllaznia kryesuese e kampionatit përballet me Teutën, skuadër që dëshiron titullin kampion këtë sezon. Kjo sfidë është programuar të luhet prej orës 16:45.
Në të njëjtën orë luhet edhe një tjetër sfidë mjaft interesante, mes Kukësit e Laçit në Elbasan. Dy skuadra nën presion, që e kanë nisur kampionatin jo në mënyrën më të mirë dhe që ende nuk e kanë provuar shijen e fitores në tre javët e para.
Në orën 13:45 luajnë kampionët në fuqi. Tirana do të kërkojë të bëjë autokritikë kundër Bylisit, pas humbjes ndaj Vllaznisë.
Bardheblutë synojnë vetëm tre pikët, ndërkohë që nga ana tjetër edhe ballshiotët do të mundohen të rezistojnë.
Skënderbeu pret Kastriotin në Korçë dhe do të tentojë vazhdimësinë, pasi fitores së arritur në Ballsh të shtunën.
Interesante edhe sfida që luhet në Fier, mes Apolonisë dhe Partizanit.