AKTUALITET, 30 Janar 2018, 18:37

Ardian Isufi: As liria nuk e ka zhveshur mentalitetin karshi nudos (foto)

Ardian Isufi: As liria nuk e ka zhveshur mentalitetin karshi nudos (foto)

Në Galerinë Kombëtare të Arteve, është çelur ekspozita me punët e 15 artistëve shqiptarë, me fokus në punimet nudo. Artisti Ardian Isufi, në një intervistë për ABC News, shprehet se as liria nuk ka arritur ende të çlirojë mentalitetin karshi nuditetit në pikturë.

Isufi thotë se kjo ekspozitë, tregon se si evolon koncepti dhe qëndrimi ndaj nudos.

"Si një nga temat më të rëndësishme, në art pamor, nudo jo vetëm që zë një vend të rëndësishëm, por në këtë ekspozitë, kuptohet se si evolon koncepti, si evolon qëndrimi ndaj figurës së nudos."

"Është një element që lidhet me tabunë, gjithmonë nuditeti, brenda moralit ka një tabu, e cila të ngacmon, të krijon një lloj kurioziteti. Pavarësisht se gjërat janë më të relaksuara sot, prapë elementi i tabusë, është një element i cili, e bën publikun më të kujdesshëm, jo vetëm për të marrë nuancat emocionale të nudos, por edhe për të krijuar një lloj pasqyre me vetëveten, sepse nuditeti, si koncept, është një lloj pasqyre e vetes tonë, e jetës tonë”.

Ekspozita përmban vepra të Lumturie Blloshmit, Tasos, Pojanit, Ardian Devollit dhe Ardian Isufit.

/TPZ.AL/ 

[gallery ids="63327,63332,63331,63330,63329,63326"]