TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Arabinë Saudite, me akuzë për korrupsion, janë arrestuar shumë persona, ndër të cilët edhe ish-ministra.
Kanali televiziv Al Arabiya bëri të ditur se janë arrestuar shumë ish-ministra dhe 11 princa.
Bëhet e ditur se arrestimet janë bërë me direktivën e Komisionit të Luftës kundër Korrupsionit.
Lajmi për ngritjen e komisionit ishte deklaruar mbrëmë së bashku me lajmin për ndryshimin e kabinetit dhe të disa komandantëve të forcave të armatosura.
Komisioni i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes dhe Princi Trashëgimtar, Muhammed bin Selman, ka të drejtën për të nxjerrë vendimin për arrestim, kufizim të udhëtimeve dhe ngrirjen e llogarive bankare.
TPZ.AL