TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Multi milioneri Li Ka Shing, pronar i CK Asset Holdings shiti ndërtesën më të lartë për një shumë rekord prej 5.2 miliardë dollarësh. Sipas shtypit kinez “The Center,” qiellgërvishtësi i pestë më i lartë në Hong Kong u ble nga një shoqëri e quajtur “CHMT Peaceful Development Asia Property Limited” e ngritur në ishujt Virxhinia britanike. Pjesa më e madhe e aksioneve të kësaj sipërmarrjeje i përkasin China Energy Reserve & Chemicals Group (CERG) që ka 55% të kapitalit. 45% e mbetur është në duart e një grupi sipërmarrësish vendas, mes të cilëve David Chan Ping Chi i njohur si mbreti i kasetave, referuar një prej produkteve të firmës së tij. Për shtypin financiar kjo shitje shënon një rekord në Hong Kong duke tejkaluar atë të lotit tregtar që qeveria ia shiti grupit Henderson Land. Shitja e The Center mendohej se do të shkonte në 4.486 miliardë dollarë. Edhe pse zgjoi interesin e shumë blerësve që nga banka kineze, instancat qeveritare për të kufizuar derdhjen e valutës jashtë vendit vështirësuan blerjen ndërkombëtare. Kjo kullë mbaroi në vitin 1998 dhe ka 111483 metra katrorë sipërfaqe të shpërndarë në 73 kate dhe ka një strukturë jo të zakonshme realizuar vetëm me çelik dhe pa beton.