BOTA, 3 Nëntor 2017, 09:44

Fundi i lotarisë amerikane,projekti në Kongresin Amerikan që nga shkurti

Fundi i lotarisë amerikane,projekti në Kongresin Amerikan që nga

Shtëpia e Bardhë  është shprehur se propozimi për t’i dhënë fund programit të vizave të Diversitetit ishte përfshirë që më parë në parimet e reformës së emigracionit të dorëzuar prej saj në Kongres.

Nisma është bërë pjesë e projekt-ligjit RAISE të mbështetur nga Presidenti. Njoftimi erdhi nga një zyrtar i lartë i administratës pas interesimit të ‘Zërit të Amerikës’, e cila pasoi shqetësimet e ngjallura në vendet ku ky program është më popullor, përfshirë edhe vendin tonë.

Projektligji është paraqitur në senat që shkurtin e këtij viti. Në të thuhet se e ndryshon Ligjin për emigracionin dhe Shtetësinë, duke eliminuar kategorinë e vizave të diversitetit.

Trump është shprehur se preferon një program të mbështetur tek meritat, që ai beson se do të ishte më i favorshëm për sigurinë dhe ekonominë e SHBA.

Demokratët këmbëngulin se programi, i cili favorizon vende që nuk kanë nivele të mjaftueshme imigrimi në Shtetet e Bashkuara, i shërben diversitetit të vendit,ndërsa Guvernatori i New York, Andrew Cuomo e akuzoi presidentin se po politizonte sulmin e New York.