TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një komision parlamentar në Britani, ka kërkuar nga Twitter detaje të llogarive të lidhura me Rusinë, vetëm disa ditë pasi homologët e tyre në Shtetet e Bashkuara adresuan një kërkesë të ngjashme ndaj kompanive të rrjeteve sociale.
Komiteti i Dhomës së Përbashkët Digjitale, Kulturore, për Media dhe Sport (DCMS), tha se kërkesa është shtruar duke pasur parasysh informacionin që i është dhënë Kongresit të SHBA-së që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Kryetari i Komitetit, Damian Collins, i shkroi Drejtorit Ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, duke i kërkuar informacion për çdo postim në lidhje me politikën e Mbretërisë së Bashkuar nga llogaritë ruse.
TPZ.al