TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mosrespektimi i himnit kombëtar kinez në publik është tashmë krim që ndëshkohet me dënime të rënda duke filluar nga ndalimi, burgimi e deri në tre vite dhe heqjen e të drejtave politike.
Të tilla dënime i janë dhënë më parë edhe personave që nuk respektuan flamurin dhe emblemën kombëtare në publik.
Ligji do të zgjerohet tashmë edhe në rajonin gjysmë-autonom të Hong Kongut dhe në Makau. Himni kinez është fishkëllyer në ndeshje të fundit të zhvilluara në Hong Kong, ku ndjenjat anti-Pekin po rriten.
Aktivistë të demokracisë shqetësohen se ligji i ri mund të përdoret për të shtypur lirinë e shprehjes në territor, që gëzon të drejta të ndryshme nga Kina.
Vendimet vijnë pasi presidenti Xi Jinping u caktua për një tjetër mandat 5-vjeçar si lider i partisë. Xi, i cili parashtroi vizionin e tij për rritjen e pushtetit të Kinës, ka fituar imazhin e një patrioti rigoroz, i cili do të mbrojë me çdo kusht dinjitetin kombëtar.