BOTA, 3 Nëntor 2017, 18:34

Ngritja dhe rënia e ISIS-it, ja ngjarjet më kulmore

Ngritja dhe rënia e ISIS-it, ja ngjarjet më kulmore

Më poshtë vijojnë datat kryesore të formimit, zgjerimit dhe humbjes së kontrollit të territoreve në Siri dhe Irak nga ana e Shtetit Islamik (ISIS):

2003: Abu Musab al-Zarqawi, ekstremisti jordanez krijoi të ashtuquajturën dega e al-Kaedës në Irak pas pushtimit të drejtuar nga SHBA-ja.

dhjetor 2011: Grupi i njohur si Shteti Islamik në Irak aktualisht,  i drejtuar nga Abu Bakr al-Baghdadi, ndërmerr një fushatë vdekjeprurëse bombarduese pas tërheqjes së forcave amerikane nga Iraku.

2012: Al-Baghdadi dërgon militantë në Siri për të përfituar nga konflikti i përshkallëzuar i vendit fqinj.

prill 2013: Al-Baghdadi ndahet nga al-Kaeda, duke riemërtuar grupin e tij të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant (ISIL).

janar 2014: Luftëtarët ISIL infiltrojnë qytetet perëndimore irakiane të Falluxhas dhe Ramadit pas disa  muajsh protestash dhe dhunë në provincën e Sunni Anbar.

qershor 2014: ISIL merr kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut.

29 qershor 2014: ISIL riemërton veten si Shteti Islamik duke deklaruar se al-Baghdadi është kalif dhe udhëheqësi i të gjithë muslimanëve në mbarë botën.

gusht 2014: SHBA-ja nis sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik pas masakrimeve të anëtarëve të pakicës fetare Yezidi në Irakun e veriut.

tetor 2014: SHBA-ja nis sulme të ashpra ajrore në mbështetje të forcave kurde të Sirisë që mbronin qytetin kufitar të Kobanit.

mars 2015: Forcat irakiane të mbështetura nga sulmet ajrore amerikane rimarrin qytetin e Tikrit, zona midis Bagdadit dhe Mosulit.

korrik 2016: Një sulm me bombë në makinë i pretenduar nga Shteti Islamik shkaktoi vdekjen e 292 personave në Bagdad, një ndër sumet më vdekjeprurëse të grupit që kryesisht shënjestronin shiitët civile.

tetor 2016: Forcat irakiane nisin një betejë për të marrë kontrollin e Mosulit, një nga kryeqytetet binjake të Shtetit Islamik.

shkurt 2017: Trupat turke dhe rebelët sirianë pretendojnë një kontroll të plotë të qytetin verior të Shtetit Islamik , al-Bab ,të cilin e kishin pushtuar në vitin 2013.

mars 2017: Trupat siriane rifitojnë kontrollin e zonë së Palmyra e përfshirë në Trashëgiminë Botërore të OKB-së .

10 korrik 2017: Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi deklaron se Mosuli është çliruar nga Shteti Islamik.

tetor 2017: Bagdadi shpall fitoren në Hawija, bastionin e fundit të grupit në Irakun verior, një muaj pas pushtimit të qytetit kryesor të Tel Afar.

17 tetor 2017: Forcat Demokrate të Sirisë (SDF), një koalicion i luftëtarëve arabe dhe kurdë të mbështetur nga sulmet ajrore amerikane, njoftojnë çlirimin e el-Raqqa.

22 tetor 2017: SDF-ja pushton zonën e naftës të al-Omar, më e madhja në Siri, në krahinën lindore të Deir al-Zour.

3 nëntor 2017: Trupat qeveritare siriane njoftojnë marrjen e qytetit të Deir al-Zour, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër dhe bastionin e fundit të Shtetit Islamik në Siri.

ATSH