BOTA, 3 Nëntor 2017, 09:20

Reagon ISIS: Terroristi i New York ushtar i Kalifatit

Reagon ISIS: Terroristi i New York ushtar i Kalifatit

Shtetit Islamik ‘ISIS’ ka pohuar se grupi terrorist është fajtor për sulmin terrorsit në Manhatant të New York-ut.

Sipas gazetës islamike përgjegjësi i sulmit,Sayfullo Saipov është një ushtar i kalifatit.

“Njëri prej ushtarëve të Shtetit Islamik  ka sulmuar një numër të njerëzve në një rrugë në Nju Jork”, thuhet në javoren e grupit, al-Naba, raporton SITE Intelligence Group, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.

Emigranti nga Uzbekistani, Sayfullo Saipov, 29 vjeçar, është akuzuar për terrorizëm lidhur me sulmin e 31 tetorit, i cili përdori një kamion me qera për t’i goditur këmbësorët në një  vend afër vendit kur dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë.