BOTA, 4 Nëntor 2017, 10:31

Donald Trump nis turin maratonë 11 ditor në Azi

Donald Trump nis turin maratonë 11 ditor në Azi

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur një tur 11ditor në Azi, gjatë së cilës ai do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet duke përjashtuar Korenë e Veriut.

Ky tur do të jetë më  i gjati në kontinentin  Aziatik i bërë ndonjëherë  nga një president i SHBA në 25 vitet e fundit.

Udhëtimi vjen në një kohë mes tensioneve të larta me Korenë e Veriut mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave.

Trump pritet të jetë më  pranë me Korenë e Jugut dhe Japoninë duke shtyrë Kinën për të marrë një linjë mbikqyrje më të fortë me Phenianin.

Presidenti  Trump ka shkëmbyer më parë një retorikë të zjarrtë me Korenë e Veriut mbi testet e raketave bërthamore.

Në Vietnam, Trump do të marrë pjesë në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Danang dhe do të bëjë një vizitë shtetërore në Hanoi.

Angazhimi i tij përfundimtar do të jetë një samit i vendeve të Azisë Juglindore në kryeqytetin Filipin, Manila.

Hera e fundit që një president i SHBA bëri një udhëtim të tillë maratonë në Azi ishte kur George Bush vizitoi rajonin në fund të vitit 1991 dhe fillim të vitit 1992.

-Itinerari i Presidentit Trump në Azi

E diel, 5 nëntor: Mbërrin në Japoni. Golf me kryeministrin Shinzo Abe dhe lojtarin profesionist Hideki Matsuyama në Kasumigaseki Country Club. Takime dypalësh me kryeministrin Abe.

E martë, 7 nëntor: Do të  jetë në Korenë e Jugut për bisedime me Presidentin Moon Jae-in.  Trump do të drejtojë gjithashtu Asamblenë Kombëtare.

E mërkurë, 8 nëntor: Mbërrin në Kinë për një seri ngjarjesh përfshirë takimet me presidentin Xi Jinping.

E premte, 10 nëntor: Udhëton në Danang, Vietnam, dhe do të marrë pjesë në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec)

E shtunë, 11 nëntor: Udhëtin në Hanoi, Vietnam, për bisedime me Presidentin Tran Dai Quang dhe udhëheqësit e tjerë vietnamezë

E diel, 12 nëntor: Mbërrin në Manila, Filipine, për të marrë pjesë në një darkë gala për 50 vjetorin e Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore (Asean)

E hënë, 13 nëntor: Do të marrë pjesë në samitin e Aseanit në Manila dhe do ë ketë bisedime  me Presidentin Rodrigo Duterte

TPZ.al