AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 14:44

Dekreti i Metës/ Nënkryetari i KQZ-së: Akt juridik i pavlefshëm, nuk merret parasysh

Dekreti i Metës/ Nënkryetari i KQZ-së: Akt juridik i

Pas largimit të kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedheve, Klement Zguri, nga mbledhja që po zhvillohet lidhur me dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për shtyrjen e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale, fjalën e ka marrë nënkryetari këtij organi, Denar Biba, i cili e ka cilësuar vendimin e kreut të shtetit si një akt administrativ të pavlefshëm.

Biba ka akuzuar presidentin Meta për refuzim të vetëdijshëm të zbatimit të urdhërimit kushtetues për caktimin e një date zgjedhjeje.

“Presidenti refuzon të zbatojë urdhërimin që e detyron atë të caktojë datë zgjedhjesh. Sipas nenit 1 të Kushtetutës, qeverisja bazohet në sistem zgjedhjesh periodike, cdo katër vjet. Shfuqizimi i dekretit që përcaktonte datën 30 qershor është shkelje e hapur dhe flagrante e parashikimeve të mësipërme duke e lënë vendin pa datë zgjedhjesh dhe pa proces zgjedhor.

Ky dekret nuk sjell asnjë pasojë juridike, ai konsiderohet se nuk ekziston, cdo subjekt që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh. KQZ ka detyrimin të vijojë punën”- ka thënë Biba.