LIFESTYLE, 10 Korrik 2019, 12:04

Anjeza Maja “tradhëton” Ramën, i rikthehet sërish televizionit, programi që do të prezantojë (FOTO)


Moderatorja Anjeza Maja prej kohësh drejton programet e saj ‘E zgjidha’ dhe “Njerëz të padukshëm”, në televizionin e kryeministrit Edi Rama ‘ERTV’.

Por mesa duket Anjezës i mungojnë televizionet kombëtare pasi ka vendosur që të rikthehet sërish në ‘TV Klan’.

Vetë moderatorja ka bërë me dije se do të prezantojë “Maratonën e Këngës Popullore”, eveniment që shkon në çdo qytet.

‘Bashkë prapë tek Maratona e Këngës 2019, nisim këtë të shtunë’, shkruan moderatorja.