TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një supermarket në Berlin, "Hit Ullrich", duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.
Në disa fotografi të publikuara nga gazeta "Bild", shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.
Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave.
Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartë bankare.
Merkel njihet për sjelljen modeste. Ajo edhe më parë është fotografuar duke e kryer vetë pazarin për nevojat shtëpiake.
