LIFESTYLE, 21 Mars 2020, 14:06

Elvana Gjata në panik nga koronavirusi, i përgjërohet shqiptarëve tre herë: A nuk ju dhimbsen…


Këngëtarja Elvana Gjata ka zgjedhur t’i bëjë thirrje shqiptarëve, që të qëndrojnë në shtëpi, për të shmangur sa më shumë përhapjen e virusit vdekjeprurës, Covid-19.

Përmes tre postimeve, me të njëjtat fjalë “Qëndroni në shtëpi”, këngëtarja bën thirrje për të gjithë shqiptarinë.

Me tone lutjeje dhe përgjërimi, Elvana Gjata i kujton popullit të saj se sa të rrezikuar janë në këtë mes, prindërit dhe gjyshërit tanë.

“Ju përgjërohem të gjithë Shqiptarëve!      

Tirana! Vlora ! Shkodra! Prishtina! Shkupi! Ulqini! Kudo ku jeni o shqiptare!

Ju përgjërohem të gjithë Shqiptarëve!

A nuk ju dhimbsen prindërit ,Gjyshërit tuaj???”– janë fjalët e këngëtares Gjata.