LIFESTYLE, 19 Mars 2020, 20:29

A po e thyen ‘shtetrrethimin’ Erion Braçe? Kapet duke ecur te liqeni (VIDEO)

A po e thyen ‘shtetrrethimin’ Erion Braçe? Kapet duke ecur te

Lëvizja nga Kodrat e Liqenit në Tiranë apo çdo hapësirë tjeter rekreacioni në vend është ndaluar si masë për të penguar njerëzit që qëndrojnë në grupe duke u bërë burim i shpërndarjes së COVID-19.

Por duket se vendim i qeverisë nuk po zbatohet nga vetë ata që e kanë miratuar.

Zv.kryeministri Erion Braçe shihet teksa po bën ecje në Kodrat e Liqenit. Të paktën, kështu pretendon aktivisti Genc Sejko në një video të postuar në faqen e tij në internet.

Nëse sot janë gjobitur disa qytetarë për shkelje të ‘shtetrrethimit’, pyetja që shtrohet është çfarë do të bëhet me zv.kryeministrin.

Do të gjobitet edhe ai apo do të shkarkohet nga posti qeveritar?

Të presim nëse do të ketë një reagim nga kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/1586310601/videos/10219694863073871/