LIFESTYLE, 19 Mars 2020, 15:18

Shqipëria në ditën e shtatë të shtetrrethimit, shikoni pamjet me dron nga “Sheshi Skënderbej” pasi qytetarët u paralajmëruan se do të marrin gjoba

Shqipëria në ditën e shtatë të shtetrrethimit, shikoni

Ndërsa qytetarët që lëvizin nga shtëpitë dhe nuk vetëizolohen janë paralajmëruar se do të gjobiten.

Pamjet me dron në Sheshin "Skënderbej" në kryeqytet, tregojnë se pjesa më e madhe e qytetarëve i kanë marrë seriozisht urdhrat e qeverisë.

Në video shihen shumë pak njerëz që lëvizin ndërsa sheshi duket si një ‘shkretëtirë”.

Gjithashtu në rrugë, shihen pak makina që lëvizin, ndërsa qeveria ka urdhëruar që mjetet do qarkullojnë vetëm me autorizim.

Por nuk kanë munguar as shkeljet e orareve të lëvizjes në këmbë. Policia e Shtetit njoftoi sot se të paktën 165 persona në të gjithë vendin janë gjobitur.