TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Muharrem Hoxha, aktori mjaft i dashur i humorit ka rrëfyer se pas bllokimit të lëvizjeve për shkak të Covid-19 ka mbetur në Pogradec, në shtëpinë që ka atje, ku kishte shkuar të kalonte disa ditë me të shoqen.
Në një lidhje me emisionin e Mëngjesit në “Abc News”, Hoxha tha se ka ngelur atje por që deri më tani është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndër të tjera, aktori u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndronin brenda në shtëpi, pasi ky është një armik i panjohur dhe i rrezikshëm. Mes bisedës në emision, moderatori Enkel Demi tha se e shikon në gjendje shumë të mirë aktorin, saqë mund të martohej sërish.
Pjese nga biseda:
Enkel Demi: Si je me shëndetin?
Muharrem Hoxha: Deri më tani jam mirë, skam pas asnjë problem.
Enkel Demi: Pse je në Pogradec se ne jemi mësuar me thënë Rrema i Durrësit?
Muharrem Hoxha: Kam ngecur në Pogradec, më kapi koronavirusi.
Enkel Demi: Ke ngelur në një bujtinë, hotel apo shtëpi tënden?
Muharrem Hoxha: Kam një shtëpi në Pogradec dhe më zuri këtu koronavirusi bashkë me gruan. Koha është shumë e bukur në Pogradec por duhet të rrimë në shtëpi. Mosha e katër i bie 70 vjeç apo mosha e 5?
Enkel Demi: Jo more se i ke bërë llogaritë gabim, i bie mosha e dytë.
Muharrem Hoxha: Mosha e dytë po.
Enkel Demi: Në këtë formë që të shof unë dhe pse ke gruan afër mendoj se ke kohë me u martua edhe një herë.
Muharrem Hoxha: Mos e thuaj ti se pa e thënë ti, e thotë vetë kjo .
Enkel Demi: Dje ke thënë se po të ndihmojnë disa vullnetare me ilaçe dhe ushqime?
Muharrem Hoxha: Është e vërtetë pasi kam telefonuar kryetarin e bashkisë, dhe e pyeta se e pyeta nëse kanë grupe punë. Po më tha. Me lekë apo pa lek i thash dhe më tha se këtë të dytën me lekët e tua (shaka.)Kanë ardhë menjëherë dhe me kanë sjellë çfarë kisha nevojë.
Enkel Demi: Ke ngelur në banesë përballë liqenit vetëm me gruan?
Muharrem Hoxha: Vetëm me gruan dhe pyeta doktor Piperon, nëse mund të dilja në breg të liqenit. Me tha që të rri në ballkon e ta shikoj liqenin e ishalla po vinte liqeni tek unë. Ne kemi bërë një film komedi me Arjan Çuliqin, dhe kemi pas pjesë që thoja se luftën e Parë Botërore e kalova me sukses por të dytës s’po i jap dot drejtim, nuk po dimë kush është armiku, nuk po e shohim. Dal te ballkoni nuk ka njeri, dal te dera nuk ka njeri mor po kush është ngelëm duke la duart.
Enkel Demi: E rëndësishme është që të zbatojë karantinën edhe me këtë shpirt humori të lajmë duart dhe kamët. Aq më tepër që njohim njerëzit e shtëpisë. Si të duket gruaja?
Muharrem Hoxha: Unë të them sinqerisht që ishalla nuk zgjat shumë sa më pak dhimbje për vendin tonë ishalla, se ne pak jemi aq sa jemi. Kur dëgjoj se sa kanë vdekur në vendet e tjera them me vete Zot i Madh por dhe ne duhet të ruhemi. Duhet me nejt brenda se me atë që po dëgjojmë është e vështirë. Jua them sinqerisht dhe ju gazetarëve mirë na thoni ne mos dilni, po ju gazetarët nuk ju zë ju ca bëni ju, apo ju njohin ju.
Enkel Demi: Ne dalim me orë të kufizuara, dhe pasi kaloj disa barriera alkooli dhe ka fillu me më zënë, respektojmë distancën dhe gjëja më komike është kur shkojmë në shtëpi na thotë gruaja me u zhvesh në ballkon. Janë dhe disa masa të kësaj natyre falë zotit në ditën e 8 nuk kemi asnjë problem.
Muharrem Hoxha: Ju rujtë zoti të gjithëve. Faleminderit për prezantimit por nuk jam Nderi i Kombit por Mjeshtër i Madh.
Enkel Demi: s’të kanë bërë Nder i kombit akoma?
Muharrem Hoxha: Jo jo vetëm gruaja më ka bërë nderi i shtëpisë.
Enkel Demi: Epo ta dëgjojë Ilir Meta këtë thirrje se ditë karantine le të të bëjë Nderi i Kombit c’të keqe ka.
Muharrem Hoxha: Faleminderit ishalla po e marr pas karantinës.