LIFESTYLE, 20 Mars 2020, 13:28

Andrea Bocelli ‘ngroh’ zemrat e italianëve të shkatërruar nga koronavirusi, përlot njerëzit nëpër ballkone me zërin brilant!

Andrea Bocelli ‘ngroh’ zemrat e italianëve të

Nuk është sekret që Italia është goditur shumë nga koronavirusi, por italianët po mblidhen dhe po përpiqen të përhapin pak lumturi përmes muzikës. Shumë italianë kanë zgjedhur të dalin në ballkonet e tyre për të kënduar dhe luajtur instrumente. Por kush e mendonte që një nga zërat që do t’i bashkohej kësaj nisme të re, do të ishte dhe zëri brilant i të madhit, Andrea Bocelli.
 
View this post on Instagram
 

@matteobocelli @fedez ?? You can watch the whole performance on @fedez live ??

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Në një lidhje direkte nga Instagrami, me reperin italian Fedez, Andrea Bocelli së bashku me djalin e tij Matteo Bocelli, mbajtën një koncert nga shtëpia e tyre, ndërsa ky i fundit luante në piano. Siç shihet gjatë një videoje live në rrjete sociale, të vendosur së bashku nga këngëtari/reperi italian Fedez dhe bashkëshortja e tij, influencuesja e modës, Chiara Ferragni, Andrea Bocelli dhe i biri Matteo performuan muzikë nga shtëpia e tyre, e cila nuk u transmetua vetëm në mediat sociale, por dhe në qytetin e Milanos, pasi Fedez ishte kujdesur për të vendosur një megafon, që do të shpërndante muzikë për të gjithë njerëzit jashtë ndërtesës.
Andrea Bocelli u ul në pianon e tij dhe dha një shfaqje emocionale të “Ave Maria”. Ndërsa njerëzit dëgjonin në ballkonet e tyre, ata shikonin dhe flamujt italianë që valëvitësh nën tingujt e muzikës së zërit brilant, të këngëtarit të mirënjohur italian. Që nga përhapja e shpejtë e virusit në Itali, Fedez dhe Chiara filluan një nismë për të mbledhur sa më shumë para në GoFundMe, për të mbështetur komunitetet italiane dhe spitalet që kanë qenë duke luftuar për trajtimin e fluksit të pacientëve me koronavirus, dhe në një kohë të shkurtër ata kanë arritur të mbledhin 4 milion euro.