LIFESTYLE, 20 Mars 2020, 23:35

Jeta pas pandemisë, a do të kthehemi më në normalitet?

Jeta pas pandemisë, a do të kthehemi më në normalitet?

“Për të ndaluar koronavirusin, ne do të duhet të ndryshojmë rrënjësisht pothuajse gjithçka që bëjmë: si punojmë, si ushtrohemi, si shoqërohemi, si bëjmë pazar, si kujdesemi për shëndetin tonë, etj.”

Kështu fillon një analizë nga Gordon Lichfield, drejtori i MIT Technology Review, kushtuar ndryshimeve në jetën personale dhe në botën e biznesit në momentin që pandemia do të përfundojë.

“Shumica prej nesh ndoshta nuk e kemi kuptuar ende, që gjërat nuk do të kthehen në normalitet pas disa javësh, apo edhe muajsh. Disa gjëra nuk do të jenë si më parë”.

Ne mund të ngushëllojmë veten me faktin se zakonet e reja do të ulin ndikimin mjedisor të udhëtimit, do të inkurajojnë kthimin në zinxhirët e prodhimit vendas, do ndikojnë në përdorimin e biçikletës dhe ecjes në këmbë. Por përmbysja e shumë, shumë bizneseve dhe jetesës që kemi mësuar të bëjmë do të jetë e pamundur të menaxhohet.

Por, si mund të jetojmë në këtë botë të re?

Një pjesë e përgjigjes, Lichfield shpreson se, do të jetë në përmirësimin e sistemeve shëndetësore, me krijimin e njësive të që identifikojnë shumë shpejt pandemitë para se ato të përhapen. Mbase do të jetë tepër vonë për të ndaluar Covid-19, por do të ndihmojë në pandemitë e ardhshme.

Në fund të fundit, aftësia për t’u socializuar në mënyrë të sigurt do të rivendoset, duke zhvilluar mënyra më të sofistikuara për të identifikuar se kush është në rrezik nga sëmundja.

Sigurisht që askush nuk e di saktësisht se si do të jetë kjo e ardhme e re. Por ju mund të imagjinoni një botë ku, për të marrë një fluturim, ndoshta do t’ju duhet të koordinoheni me një shërbim që ndjek lëvizjet tuaja përmes telefonit. Linja ajrore nuk do të jetë në gjendje të shohë ku keni shkuar, por do të merrni një alarm nëse do të keni qenë afër personave të infektuar ose pranë “zonave të nxehta” të sëmundjes. Do të kishte kërkesa të ngjashme me hyrjen e hapësirave të mëdha, ndërtesave qeveritare ose qendrave të transportit publik. Skanuesit e temperaturave të do jenë të instaluar kudo dhe vendi juaj i punës mund të kërkojë përdorimin e një pajisjeve që mat temperaturën tuaj ose shenja të tjera jetësore. Klubet e natës që tani kërkojnë prova për moshën tuaj, do të kërkojnë dëshmi imuniteti.

Ne gjithashtu do t’i përshtatemi këtyre masave, ashtu si jemi përshtatur në kontrollet gjithnjë e më të rrepta të sigurisë së aeroportit pas sulmeve terroriste. Mbikëqyrja do të konsiderohet një çmim i vogël për të paguar lirinë themelore për të qenë me njerëzit e tjerë.

Si zakonisht, megjithatë, kostoja reale do të përballohet nga shkresat më e varfra dhe më e dobët. Njerëzit që kanë më pak akses në kujdesin shëndetësor, ose që jetojnë në zona më të ekspozuara ndaj sëmundjeve, tani do të përjashtohen më shpesh nga vendet publike dhe frekuentimi i vendeve të hapura si gjithë të tjerët.

Bota ka ndryshuar shumë herë, dhe po ndryshon përsëri. Të gjithë ne do të duhet të përshtatemi me një mënyrë të re të të jetuarit, punës dhe krijimit të marrëdhënieve. Por si me të gjitha ndryshimet, do të ketë disa që do të na humbin më shumë se të tjerët, dhe do të jenë ata që kanë humbur tashmë shumë. Më e mira për të cilën mund të shpresojmë, përfundon analiza e Lichfield, është që kjo krizë të detyrojë vendet e mëdha për të korrigjuar padrejtësitë shoqërore.

/MilanoFinanza/