TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj u nda me mirëkuptim me ish-bashkëshortin e saj Aleksander Varfaj dhe kanë mbetur miq me njëri-tjetrin, ndërsa pas fillimit të vitit 2020, Rudina bëri publike lidhjen e saj të re me Mark Frrokun.
Ndjekësit që e kanë pyetur Rudinën në InstaStory për ish-partnerin e saj janë të shumtë.
Dikush i shkruan me humor nëse Aleksi ia kishte kënduar asaj ndonjëherë vargjet e këngës “O Rudina ti pse më le?”
Aktorja e ka marrë me sportivitet këtë pyetje, duke kthyer me humor edhe një përgjigje:
“Aleksi ka shpëtuar! Ku durohem unë”.
Komentin e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur, teksa i bën tag edhe ish-bashkëshortit.
